Shqipëria

Të udhëtosh me traget drejt “Perlës së re të Ballkanit”

Të udhëtosh me traget ka avantezhet e veta. Ju mund të anashkaloni stresin e vozitjes së mjetit për orë të tëra, të lexoni ndonjë libër, të argëtoheni në bare apo dyqane...

Është gjithmonë një zgjedhje e duhur t’i kaloni pushimet tuaja në Mesdhe, i cili ofron ujëra të kristalta me natyrë magjepsëse, ushqim të shkëlqyer dhe çmime të arsyeshme dhe pa dyshim Shqipëria nuk bën përjashtim për asnjë nga këto pika. E cilësuar si “perla e re e Ballkanit”, Shqipëria është vendi i duhur nëse kërkoni të arrini në destinacionet tuaja bregdetare të pushimeve. Brigjet e bukura shqiptare janë krahasuar me vendet e tjera të rajonit përeth, Greqi dhe Kroacia, fshatra të gdhendur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori mbi 2500-vjeçare.

 

Nëse keni menduar të kaloni pushimet tuaja verore në Shqipëri, është gjithmonë bukur dhe një eksperiencë e jashtëzakonshme të merrni tragetin. Të udhëtosh me traget ka avantezhet e veta. Ju mund të anashkaloni stresin e vozitjes së mjetit për orë të tëra, të lexoni ndonjë libër, të argëtoheni në bare apo dyqane, etj.

Më poshtë i keni disa udhëzues të dobishëm që ju tregojnë për procesin e udhëtimit me traget.

Në perëndim të Shqipërisë, i njohur si një ndër qytetet më të vjetra të Mesdheut, shtrihet Durrësi. Porti i Durrësit, është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga kryeurat e Ballkanit për komunikimin e perëndimit me lindjen. Ky port është më i ngarkuari dhe më i madhi në Shqipëri. Shumica e anijeve të transportit të udhëtarëve përdorin këtë port. Prej tij mund të arrini në linjat e autobusit, që të çojnë për më pak se 1 orë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Porti i Durrësit

Në portin e Durrësit ndodhen tri linja tragetesh që udhëtojnë në tre qyete porte të Italisë:

  1. Durrës-Bari dhe Bari Durrës
  2. Durrës-Ancona dhe Ancona-Durrës
  3. Durrës-Trieste dhe Trieste-Durrës

Këtu operojnë tri kompani tragetesh: Adria Ferries, Ventouris Ferries dhe Grandi Navi Veloci. Tragetet nisen çdo ditë nga porti i Durrësit dhe oraret e udhëtimeve për të tre kompanitë variojnë si më poshtë:

Nisja

  1. Durrës: nisja 23:00 –  mbërritja në Bari 08:00 (kohëzgjatja, 9 orë) (Adria Ferries, Ventouris Ferries dhe GNV)
  2. Durrës: nisja 11:00 –  mbërritja në Bari 20:00 (kohëzgjatja, 9 orë) (Ventouris Ferries)
  3. Durrës: nisja 12:00 –  mbërritja në Bari 20:00 (kohëzgjatja, 8 orë) (Adria Ferries)

Kthimi

  1. Bari: nisja 23:00  –  mbërritja në Durrës 08:00 (kohëzgjatja, 9 orë) (Adria Ferries, Ventouris Ferries)
  2. Bari: nisja 23:00  –  mbërritja në Durrës 09:00 (kohëzgjatja, 10 orë) (GNV)

Çmimi i biletave për person varion në pikun e sezonit nga 75-85 euro/person (vajtje-ardhje), ndërsa çmimet për automjetet, kabinat dhe kafshët, variojnë sipas kompanisë, me kosto shtesë.

Porti i Vlorës

Porti i Vlorës, porti i dytë më i madh në vend, i pozicionuar në jug-perëndim të Shqipërisë, ka vetëm një linjë tragetesh që udhëton nga Vlora në Brindisi dhe anasjelltas. Në këtë qytet ndodhet dhe porti i jahteve, ku turistë nga e gjithë bota ndalojnë për lëvizjet tranzit në vende si Greqia, Italia, Mali i Zi, Kroacia, etj.

Në këtë port operojnë dy kompani: European Ferries dhe Red Star Ferries. Tragetet nisen çdo ditë nga porti dhe oraret e udhëtimeve për kompanitë janë si më poshtë:

  1. Vlorë: nisja 14:00 –  mbërritja në Brindisi 20:30 (kohëzgjatja 6 orë e 30 minuta) (European Ferries, Red Star Ferries)
  2. Vlorë: nisja 16:00 –  mbërritja në Brindisi 22:00 (kohëzgjatja 6 orë) (Red Star Ferries)

Çmimi i biletave për person varion në pikun e sezonit nga 100-115 euro/person (vajtie-ardhje), ndërsa çmimet për automjetet, kabinat dhe kafshët, variojnë sipas kompanisë, me kosto shtesë.

Porti i Sarandës

Porti i Sarandës është porti i tretë në vend. Shërben në Shqipërinë jugore dhe ka një terminal me udhëtime ditore në Korfuz. Nga ky port nisen dy herë në javë tragete të kompanisë Red Star Ferries.

Nisja

Sarandë: nisja 12:00  –  mbërritja në Brindisi 20:30 (kohëzgjatja, 8 orë e 30 minuta) (Red Star Ferries)

Kthimi

Brindisi: nisja 20:00  –  mbërritja në Sarandë 07:00 (kohëzgjatja,11 orë) (Red Star Ferries)

Porti i Sarandës është i njohur për linjat e tij drejt ishullit të Korfuzit, çdo ditë me 5 linja tragetesh. Është i vetmi port që lidh Shqipërinë me ishullin grek, prej portit të të cilit mund të udhëtoni drejt destinacioneve të tjera si Igumenitca dhe më gjerë.

Këshilla për tu pajisur me biletë

Parapagimi i biletave të trageteve nuk është gjithmonë një “domosdoshmëri”. Shumica e anijeve kanë bileta edhe në minutën e fundit. Megjithatë, kjo definitivisht nuk vlen për i tineraret në muajt e korrikut deri në fund të gushtit, pasi është sezoni i pikut. Nëse vizitoni Shqipërinë gjatë kësaj periudhe, rekomandohet të rezervoni më herët, pasi çmimet e biletave janë edhe më lirë. Shumica e kompanive të trageteve, njoftojnë itinerarin e tyre në baza 2 mujore, ndërkohë që shumë pak e bëjnë atë edhe më herët. Ju duhet të jeni në gjendje të keni një pamje gjithëpërfshirëse të itinerareve të verës deri në fund të sezonit. Megjithatë, nëse vizitoni një faqe zyrtare për të rezervuar një udhëtim, për muajin gusht dhe përplaseni me një mesazh “nuk ka vende të disponueshme”, mos u shqetësoni. Këtu mund të rezervoni bileta pak ditë para udhëtimit, duke komunikuar me kompaninë e udhëtimeve. Por kjo nuk vlen për kabinat e fjetjes dhe automjetet, pasi është më e vështirë.

Mënyra më e mirë për të prenotuar është që ta bëni disa javë përpara, sidomos kur udhëtoni gjatë sezonit të veror.

Këshilla për imbarkim

Koha e këshilluar për imbarkim të makinës është 4 orë para nisjes së tragetit; Pas mbërritjes në port, ju duhet të paraqiteni në zyrat e kompanisë që keni zgjedhur për të udhëtuar. Orari i hapjes së biletarisë, nga e hëna në të dielë: 08.00 – 22.00. Për të bërë check-in pasagjerët duhet të paraqiten bashkë me biletën e udhëtimit dhe dokumentat e nevojshëm.

LINJA ANKONA-DURRËS

Shërbim tri ditüë në javë me nisje nga porti i ANCONËS për DURRËS në ditën e martë, të enjte dhe te shtunë, kthimi nga porti i DURRËSIT për ANCONA në ditën e mërkure, të premte dhe te diel.

LINJA BARI-DURRËS

Shërbim me nisje nga porti i Barit per Durres dhe nga porti i Durrsit per Bari. Shërbimi është i përditshëm në periudhën e sezonit të lartë dhe disa herë në jave në periudhën e sezonit të ulët.

LINJA TRIESTE-DURRËS

Shërbimet: dy herë në jave dhe shumë herë në javë (në sezonin e lartë) me nisje nga porti i Triestes për Durrës