Teatër
Teatri “Kurora” i qytetit të Nionit në Zvicër shfaq pjesën teatrale në gjuhën frenge «Le Prénom»
Teatri si pjesë përbërëse e artit përmbledh në vetvete shumë forma dhe disiplina artistike: literaturë, muzikë, koregrafi, dizajn, arkitekturë, pikturë, prozë, poezi, etj… Dhe të gjitha këto forma të artit i mundëson publikut të shohë, të ndiejë, të përjetojë e të jetojë drejtpërdrejt një histori reale, të dukshëm falë vënies në skenë dhe prezencës të drejtpërdrejtë të aktorëve.
Kjo lidhje e drejtpërdrejtë mes artistëve të teatrit dhe publikut jetohet aty për aty në kohën e tashme, po që lidh gjithë mundin e artistëve për përgatitjen e pjesës teatrale dhe shumicën e kohës të bazuar në skenar të shkruar në kohën e kaluar. E për t’i mundësuar pastaj publikut të jetojë në kohën e ardhshme në momentin që përjeton dhe shijon një pjesë të bukur, duke e përciellë me ditë të tëra…
Nuk do ishin këto fjalë për teatrin dhe lidhëshmërin e tij me publikun, po të mos ishte teatri shqiptar “Kurora” i qytet të Niont, të kanton Vaud në Zvicër.
Ishte viti 1996, kur me nismën e një grupi të rinjsh shqiptarë që gjetën forcë, kohë e energji të themelojnë teatrin Kurora. Kjo ndodhi në kohën kur e gjithë Kosova luftonte për mbijetesë nga pushtimi. Këta të rinj arritën në këto kushte kur diaspora shqiptare kishte preokupim kryesor mobilizimin për mbeshtetje të Kosovës së pushtuar. Këta të rinj të pasionuar për artin dramaturgjik gjetën forcë që të krijojnë vepra artistike si formë e rezistencës dhe tani më shumë se 23 vjet Kurora ka radhitur në kurorën e sukseseve të veta shumë shfaqje dhe prezentime. Duke filluar me pjesë teatrale në gjuhën shqipe, e për të vazhduar me pjesë teatrale në gjuhën frenge.
Sukseset e teatrit Kurora janë dëshmi e profesionalizimit të një shoqate dinamike që ka arritur t’u përgjigjet nevojave të komunitetit dhe kontekstit.
Përgjigjja e nevojave të komunitetit shqiptar në Zvicër është njëherësh si thirrje e krijimit të shoqatave në nivel lokal, duke mobilizuar komunitetin shqiptar në shumë fusha të jetës.
Ky teatër ka disa vjet që po zhvillon aktivitet në fushën e dialogut ndërkulturor. Dhe në vazhdim të aktiviteteve të prezentimeve të sukseseve do të jetë premiera e pjesës teatrale «Le Prénom».
Në darkën familjare deklarata për të quajtur fëmijën me një emër shkakton debate intensive për emrat që mund t’u vihen ose jo fëmijëve. Më pas dialogu shërben për një pastrim real hesapesh mes protagonistëve të ndryshëm, marrëdhëniet shumëvjeçare të miqësisë dhe familjarëve të të cilëve tronditen papritur. Kritika për zgjedhjen e emrit do të jetë vetëm një pretekst që personazhet të mund t’i tregojnë njëri-tjetrit gjithçka që realisht kanë në zemër dhe kanë fshehur deri më tani.
Pjesa teatrale e Kurorës është për të gjitha moshat. Një histori e emrit dhe ndikimit të emrit të një personi si në aspektin historik dhe atë social, një histori teatrale që të bën të qeshë e sidomos të mendosh.
Në ketë pjesë teatrale janë të angazhuar një grup të rinjsh: Vanessa Risterucci, Zymer Lutfiu, Dafina Berisha, Arbër Gashi, Rilind Kokaj. Regjisor i pjesës teatrale është Visar Qusaj. Kurora për këtë pjesë teatrale ka mbeshtetje nga Loteria Romande.
Pjesa teatrale do të shfaqet në këto data: 28-29 nga ora 20: 30 tetor 2022 nga ora 17 në Usine à Gaze të Nyonit Usine à Gaz, Rue César Soulié 1, 1260 Nyon.
Hyrja është falas e kontributet për Kurorën janë të mirëseardhura!
Për më shumë informata kontaktoni Visar Qusaj Email: [email protected] ose në tel : 0793596517
Një prezentim i shkurtër i biografisë së Kurorës figuron në gjuhën frenge si vijon:
Description de la troupe « Kurora »
Création du théâtre : 1996 (www.interculturel.ch)
Chronologie, lieu, et participations du théâtre et cinéma :
1997 : « Nusja pa duvak », à Nyon (VD), Monthey (VS), Genève (GE) etc.
1999 : « Ali hoxha, hoxhë Alia » à Nyon, Genève, Lausanne, etc.
2000-2001 : « Fundi i legjendave », Nyon, Lausanne, Renens, Lucerne, Bâle, Berne, Zurich, etc.
2002 : « Fundi i legjendave », Festival des théâtres à Ferizaj (Kosovë)
2004 : « Tout un hiver sans feu », un film de Greg Zglinski, CAB Production SA, les producteurs délégués : Jean-Luis PORCHET et Gérard RUEY, (plusieurs prix internationaux, et nominé « Meilleur long-métrage » au Prix du cinéma Suisse 2005, à Soleur
2005 : « Mauvaise saison sur l’Olympe », Nyon
2006 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », Nyon, Lausanne, Ecublens, Yverdon, Renens, Genève, Crissier, spectacle en cours
2007 : « Extraits des 10 ans d’humour, La lettre de condoléance » de Lova GOLOTCHINER, Nyon, spectacle en cours
2008 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2008 », Nyon
2009 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2009 », Nyon
2010 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2010 », Nyon
2011 : Dans le cadre des ateliers théâtraux, Kurora a préparé et représenté Vue du Pont
d’Arthur Miller 7 fois au Théâtre Funambule à Nyon et une fois à Genève dans le cadre de la journée international contre le racisme.
2011 : Participation aux Assises Cantonales de l’Immigration avec les saynètes
2012 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2012 », Nyon
2012 : Participations à la Journée Internationale pour la Non-Violence à La Bibliothèque Municipale de Lausanne avec les saynètes
2013 : La pièce de théâtre « Antigone » de Jean Anouilh, Nyon, Lausanne, Gland
2014 : Dans le cadre de la table ronde organisé par le BCI le 18 mars 2014, intermèdes contre le racisme et la discrimination
2014 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », interculturel 2014, Nyon
2015 : Les ateliers théâtraux contre le racisme et la discrimination
2016 : « Ateliers théâtraux contre la discrimination », Apprentissage et jeux scénique sur la prévention du racisme, Nyon
2017 : « Le Clan des Divorcés » D’Alil Vardar, Nyon
2017: « Ateliers théâtraux contre la discrmination », projet scénique axé sur la prévention du racisme pour les jeunes à Nyon et ses environs.
2018 : « Partir sur Mars de Migjen Kajtazi », « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Nyon, Lausanne
2019 : « Partir sur Mars de Migjen Kajtazi », « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Lausanne
2019 : « Le prénom », Les ateliers théâtraux contre la discrimination, Nyon
2021 « Saynète Bekim Femiu » de Migjen Kajtazi, Lausanne
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Shtator 2022
- Ora20:30
- LokacioniUsine à Gaze të Nyonit
- Data e përfundimit29 Tetor 2022 - 17:00
E-Diaspora
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19 Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses...
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
-
Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda”
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë në Zvicër Punonjësit shëndetësorë në Zvicër në vazhdimësi janë të rrezikuar nga shumë pacientë dhe të afërm të...
-
Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër rekomandon vaksinimin kundër gripit dhe COVID-it
-
Çdo vit në Zvicër vdesin mesatarisht 185 persona duke bërë sport
-
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19