Futboll

Televizioni australian: Kosova vend i vogël, por i çmendur pas futbollit

Sport Optus, televizioni kabllor australian, ka bërë të ditur se ka xhiruar një film dokumentar për futbollin e Kosovës.

Arritjet e përfaqësueses sonë në futboll kanë bërë jehonë të madhe edhe në shtetin australian, sa që një televizion i këtij vendi ka shprehur interesim që ato t’ia shfaq edhe publikut të vetë.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një video e shkurtët e saj në rrjetet sociale, ku protagonist është kapiteni i “dardanëve”, Samir Ujkani.

“Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit, që e kapi vëmendjen e të gjithëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Çfarë vjen tani, kualifikimi në #EURO2020?”, shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter, Optus Sport.

Në video shfaqen disa prej momentet më të mira të përfaqësueses sonë, si triumfi ndaj Azerbajxhanit, e cila na siguroi një vend në “play-off” për kualifikimet në Euro 2020.