CH-Ballkani

Televizioni franko-gjerman: E ardhmja e Kosovës varet nga Beogradi, Brukseli dhe Pekini

Emisioni “Me karta të hapura” i televizioni franko-gjerman “TV Arte” ka shtjelluar në emisionin e fundit rastin e Kosovës - duke kryer një rezyme nga e kaluara deri në ditët e sotme.

 

Pasi tregon Luftën e Kosovës (1998-99) dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë (2008), emisioni tregon për gjendjen e rënduar ekonomike të ditëve të sotme, përkundër pasurive të mëdha tokësore.

“Në perëndim të Prishtinës ndodhen pesë termocentralet e Obiliqit të cilët punojnë me qymyr, ndërsa në Minierën e Trepçës, e pasur me zink, plumb, nikel, bakër, flori, argjent, mangan,  ndodhet pasuri minerale prej 13 miliardë dollarësh. Megjithatë, Prodhimi i Brendshëm Bruto për baor është rreth 3000 dollarë, rreth dhjetë herë më e vogël sesa mesatarja europiane dhe papunësia është rreth 30 përqind, kurse 18 përqind e banorëve jetojnë nën kufirin e varfërisë. Kjo shtyu rreth 150 mijë kosovare drejt eksodit në Perëndim, ndërsa rreth qindra sosh ju bashkangjitën luftërave në Lindjen e Mesme,” përcjell albinfo.ch.

Dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, situata është akoma e rëndë. Kjo ndodh pasi Komuniteti Ndërkombëtar dhe shumë vende europiane akoma nuk e kanë njohur Kosovës, duke sjellë një ekonomi të pajetueshme dhe një tokë të frikshme për zhvillimin e korrupcionit dhe strukturave mafioze. Sot vendi i vogël europian lufton më shumë se asnjëherë për një autonomi.

“Situata e rëndë ekonomika ka zhvilluar një rrjet mafiozës shqiptarë të lidhur me mafian ruse dhe italiane, të cilët bashkëpunojnë në trafikimin e drogës, qenieve njerëzore dhe pedofilisë. Eulexi ka qenë i pafuqishëm të luftojë këtë rrjet mafiozësh në Kosovë, që ka lidhje të ngushta me ish ushtarët e UÇK,” përcjell albinfo.ch.

Kjo ka mundësuar ngritjen e Vetëvendosjes në 2004 që kërkon një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Interesante se kur flitet për të ardhmen e Kosovës, sipas televizionit franko-gjerman, kjo do vendoset nga Beogradi, Brukseli dhe Pekini. Nëse për dy të parat është e kuptueshme, pasi Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, te Pekini është faktori ekonomik.

Kina po investon së tepërmi në Rrëgën e Mëndafshit duke ndërtuar rrugën Athinë-Beograd, Beograd-Bar dhe duke blerë aeroportin e Tiranës.