Lajme
Tenori nga Kosova, në skenën gjermane me veprën e Mozartit
Prishtinë, 5 dhjetor – Këtë fundjavë tenori i ri nga Kosova, Granit Musliu, do të kalojë edhe një sfidë tjetër artistike. Ai do të jetë solist në “Meshën në C mol” të kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart në koncertin që do të mbahet të dielën në kishën “St. Philippus Kirchengemeinde” në Hannover të Gjermanisë.
Musliu, i cili ka ditë që ka filluar përgatitjet për këtë koncert, ka thënë se kjo performancë ka ardhur si rezultat i rekomandimeve që janë bërë nga profesorët. Musliu në nëntor të këtij viti kishte filluar një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij si tenor, shkruan koha.net.
Ai është bërë pjesë e studentëve të Universitetit Shtetëror të Muzikës në Hamburg. Aftësitë e tij në këndim kanë shtyrë profesorët që ta vënë Musliun në kontakt me dirigjentin Jan Behnken, i cili e ka ftuar që të këndojë si solist në koncertin e 8 dhjetorit.
Në koncertin e titulluar “Musik die gut tut”, Musliu do të këndojë përkrah dy sopranove gjermane, Cornelia Samuelis dhe Mine Yücel si dhe Mathis Koch (bas). Mbrëmja do të dirigjohet nga Jan Behnken dhe solistët do të shoqërohen nga “Orchester Opus 7”. Në këtë koncert, përveç “Meshës në C mol” të kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart, në të cilën do të paraqitet Musliu si solist, do të interpretohet edhe “Koncerti për klarinetë” i po të njëjtit kompozitor. Këtë paraqitje si solist, tenori i ri e ka konsideruar shumë të rëndësishme, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














