Lajme
Tensione në veri, anulohen bisedimet në Bruksel
Për shkak të shpërthimit të dhunës në veri nuk ka nisur as raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë i planifikuar të fillojë të martën në Bruksel.
Shefi i ekipit serb, Borislav Stefanoviq, nuk është paraqitur fare në zyrën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, ku ai së bashku me kryenegociatoren kosovare, Edita Tahiri, e kanë pritur atë me orë te tëra.
Takimi i planifikuar të niste pasdite është anuluar, ndërsa zyra e lehtësuesit Cooper ka shprehur shpresën që ai të fillojë në mëngjesin e së mërkurës. Zyrtarisht dështimi i takimit është prezantuar si vonesë e paqëllimshme e ekipit serb.
Mirëpo, kryenegociatori serb, Stefanoviq, ka sqaruar se me qëllim nuk është paraqitur në tavolinën e bisedimeve.
“Në këtë situatë kur në veri të Kosovës po ushtrohet dhunë dhe ku po shtihet me armë ndaj njerëzve të paarmatosur, është e pamundur të bisedohet për problemet e telekomit, energjisë dhe iniciativat rajonale”, i ka thënë Stafanoviq agjencisë Fonet.
Ai ka ngulur këmbë që është “me përparësi të zgjidhen çështjet e Jarinjës dhe Bërnjakës”. Stefanoviq i ka kushtëzuar ndërmjetësit evropianë e amerikanë, si edhe palën kosovare se “nuk do të ketë negociata me Prishtinën derisa bisedimet për pikëkalime nuk japin ndonjë rezultat, pra derisa nuk gjendet një mundësi e prekshme për dalje nga situata e tanishme”.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












