Bota

Tërheqja e Britanisë nga BE-ja mund t’i kushtojë Gjermanisë 100 mijë vende pune

Tërheqja e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje mund t’i kushtojë Gjermanisë 100.000 vende pune, sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta “Welt am Sonntag”, shkruan albinfo.ch.

“Në asnjë vend tjetër, efekti i punësimit total nuk është aq i madh sa në Gjermani”, tha një nga autorët, Oliver Holtemiler.

Studimi merr në konsideratë vetëm rreziqet e humbjeve të vendeve të punës që janë rezultat i rënies së eksporteve për shkak të tarifave të reja doganore për importet në Britaninë e Madhe, rreziqet në tregun e punës dje  për shkak të humbjes së interesit të investimit.

Në Gjermani, industria e automobilave ka të ngjarë të jetë më e prekur nga rënia e eksporteve. Sa i përket numrit të punonjësve, ndikimi më i madh do të jetë në kompanitë “Wolsfagen” dhe “BMW”. Sipas studimit rreth 500 punonjës mund të preken në “Wolsfagen” dhe 265 në “BMW”.

Ekspertët në Institutin “Halle” për kërkime ekonomike kanë gjetur se rreziku më i lartë ekziston për shtetet federale të Baden-Wuerttemberg, Bavaria dhe North Rhine-Westphalia, dhe më së paku është rrezik për Gjermaninë Lindore.

Studimi tha se Franca mund të jetë e goditur rëndë nëse nuk arrihet një marrëveshje. Bëhet fjalë për rreth 50000 vende pune që do të jenë në rrezik.

Sipas studimit mbi 600.000 njerëz në mbarë botën mund të lihen jashtë punës në rastin e një BREXIT pa një kontratë.