Shkurt.ch
“Tërheqja nga Kosova, do të ishte gabim i rëndë për Zvicrën”
Për ndjenjën e sigurisë të popullatës si shqiptare, ashtu dhe asaj serbe, prania e trupave të NATO-s, KFOR-it është shumë e rëndësishme dhe po kjo vlen edhe sa u përket ushtarëve të Swisscoy-t zviceran
Miratimi që Parlamenti i Zvicrës i ka bërë sot vazhdimit deri në fund të vitit 2020 të misionit Swisscoy në Kosovë, është përcjellë nga një debat pro dhe kundër në opinionin zviceran. Sigurisht, mbizotëron qëndrimi në favor të mbetjes së trupave zvicerane në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Është kështu sepse, siç është thënë sot simbolikisht edhe në parlament, gjendja e sigurisë në Kosovë i ngjan një “fidani ende të brishtë”.
Mendimin e tij për gjendjen në Kosovë dhe për dëmin që do ta shkaktonte tërheqja eventuale e Zvicrës, e ka dhënë për srf.ch korrespondenti i saj për Ballkan, Walter Müller.
I pyetur nëse vendimi për mbetje të Zvicrës në Kosovë por njëherësh për reduktim numerik të pranisë së saj atje, Müller përgjigjet se bëhet fjalë për një vendim të qëlluar. “Do të ketë vetëm 75 ushtarë më pak se që ka tash. Është një vendim me të cilin Swisscoy do të mund të përmbushë ashtu sikurse deri tash detyrat e veta, si në logjistikë ashtu dhe në monitorim. Një tërheqje e plotë në momentin e pikërishëm do të ishte një gabim i rëndë. Për ndjenjën e sigurisë të popullatës si shqiptare, ashtu dhe asaj serbe, prania e trupave të NATO-s, KFOR-it është shumë e rëndësishme dhe po kjo vlen edhe sa u përket ushtarëve të Swisscoy-t zviceran, transmeton albinfo.ch transmetuesin publik të Zvicrës.
Ekipet monitoruese dhe vëzhguese kërkojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me popullatën, qytetarët. Ushtarët ndihmojnë, pyesin, dëgjojnë dhe bëjnë edhe pajtimin mes palëve në raste konfliktesh. Pikërisht për shkak të neutralitetit të tyre, zviceranët gëzojnë nivel të lartë pranimi si nga serbët ashtu edhe nga shqiptarët. Pastaj, shumë kosovarë kanë familjarët e tyre në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Kjo afërsi përbën një plus të madh për Swisscoy-n. Dhe, këtë përparësi, Zvicra nuk do të guxonte ta lëshonte nga dora. Bëhet fjalë për një mision paqësor në një vend i cili politikisht vazhdon të qëndrojë mbi themele të pasigurta”, përfundon Müller.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje











