Shqipëria

Tërmeti, bilanci për objektet e dëmtuara në Shkodër

Bashkia Shkodër ka bërë bilancin pas mbi konstatimeve në territorin e Bashkisë Shkodër pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4.

Në përfundim rezulton se ndërtesa të dëmtuara seriozisht dhe që kërkojnë ekspertizë në vlerësimin dhe përpilimin e aktit përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit janë 35, përcjell albinfo.ch.

Ekspertiza e plotë:

Kërkesa të regjistruara në Bashki janë 114.
A) Subjekte të inspektuara me akt konstatimi 71
• Banesa 48
• Institucione 22
• Infrastrukture 1

B) Në proces konstatimi 43

Ndërtesa të dëmtuara seriozisht dhe që kërkojnë ekspertizë në vlerësimin dhe përpilimin e aktit përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit janë 35 (tridhjetë e pesë).

Më datën 04.12.2019, Bashkia Shkodër i është drejtuar me shkresë zyrtare “Kërkesë për mbështetje eskpertize”, Prefektit të Qarkut Shkodër, Z. Edi Rama Kryeministër, me kërkesën urgjente për ekspertë të specializuar për të realizuar inspektimin më të thelluar dhe përpilimin e aktit përfundimtar të vlerësimit për 35 objektet e dëmtuara seriozisht.

Njekohësisht kemi kërkuar edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të Shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Shkodër për vlerësimin dhe marrjen e një vendimi lidhur me situatën e krijuar për qytetin e Shkodrës.

Deri më tani Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje lidhur me kërkesën e saj.