Lajme
Tërmeti prej 4.9 ballësh goditi Turqinë (Video)
Panik në Turqi, qytetarët hidhen nga lartësia për t’i “shpëtuar” tërmetit
Tre banorë në Izmir të Turqisë janë lënduar, kur nga paniku i tërmetit janë hedhur nga lartësia e ndërtesës ku ndodheshin. Dy nga tre të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti me magnitidë 4.8 Rihter shkaktoi dëme në rreth 20 ndërtesa në Izmir, ndërsa raportohet se një xhami në zonë është shkatërruar, si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Sipas Drejtorisë të Situatave Emergjente (AFAD), lëkundjet e forta sizmike janë ndierë mëngjesin e sotëm në provincën e Izmirit, duke lënduar tre persona dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa, përfshirë edhe një xhami.
Pas tërmetit janë regjistruar rreth 80 pasgoditje me magnitudë 1.0 deri 2.7 Rihter. Tërmeti është ndierë gjithashtu në provincat Manisa, Balikesir, Denizli dhe Aydini.
Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti me magnitudë 4.9, me epiqendër në rrethin Buca të Izmirit, ndodhi në orën 03:29 me orën lokale të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga disa pasgoditje më të vogla, si dhe u ndje në zonat përreth.
Të paktën dy persona u plagosën pasi u hodhën nga një lartësi teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik, njoftoi ministri i Brendshëm.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do t’u jepet lamtumira më 26 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











