Lajme
Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit
Tërnava ka porositur besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë jetimët dhe skamnorët, që edhe ata të gëzohen në këtë festë
Tërnava uron besimtarëve mysliman për festën e Fitër Bajramit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke uruar Allahun fuqiplotë që mëshira, begati e tij të jetë mbi familjet tona në vazhdimësi.
Në mesazhin e tij të urimit, Tërnava ka porositur besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë.
Ai ka theksuar se agjërimi i muajit të Ramazanit, ishte elementi më thelbësor i dashurisë ndaj Zotit, ishte ndriçim më rrezatues, forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojë çdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër.
Sipas tij kjo ndjenjë në vazhdimësi gjeneron dashuri, dhe çrrënjos çdo ndjenjë personale të urrejtjes dhe smirës, dhe i bënë zemrat e tyre burim dashurie dhe altruizmi.
Në mesazhin e tij kreu i Bashkësisë Islame ka kërkuar nga qytetarët që të shprehin dashuri e respektin ndaj vëllezërve dhe motrave, të cilët kanë nevojën për dorën e ndihmës, të begatojnë sofrat e skamnorëve, të jetimëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë, në mënyrë që të forcojmë vlerat e festës së Fitër Bajramit.
Sipas tij, sa më shumë besimtarët që tregojnë mëshirën e solidariteti ndaj të varfërve aq më shumë do të lartësohen, ngase mëshira e ndihma nuk mund të ndahet nga virtyti, e as virtyti nga mëshira. Ai tha se islami përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi të të gjithë ata që jetojnë pran tij.
Falja e Fitër Bajramit, bëhet me 30 gusht, të martën në ora 6 e 35 minuta.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër












