Lajme
Testohet autobusi elektrik pa drejtues
Autobusi elektrik i zhvilluar nga inxhinierët turq (VIDEO
Në Turqi po testohet një autobus elektrik, i cili funksionon pa drejtues.
Ndërkohë që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në takimin e kabinetit shkoi me Atak Electric, autobusin e parë elektrik në botë të prodhuar në seri në nivelin 4 pa drejtues të zhvilluar nga inxhinierët turq, përcjell albinfo.ch.
Erdogan postoi nga llogaria e tij në Twitter pamjet gjatë testimit të autobusit elektrik që zhvilluan në rezidencën presidenciale në Ankara.
“Në takimin tonë të kabinetit po shkojmë me Atak Electric, autobusi i parë elektrik pa drejtues në botë, i prodhuar në seri në nivelin 4 nga inxhinierët turq”, tha Erdogan.
Po ashtu, sipas përshkrimit të një videoje, me baterinë 220 kWh të karikuar, autobusi mund të përshkojë distancën 300 km.
Autobusi është 8 metra i gjatë dhe me kapacitet prej mbi 50 udhëtarë.
Autobusi është shitur deri tani në dy vende, SHBA dhe Rumani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih Partitë politike intensifikojnë aktivitetet në diasporë para zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa edhe LDK-ja paralajmëron tubim... -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon -
Gjermani
19-vjeçari Murat Avdyli zgjidhet asamblisti më i ri në Bad Homburg të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Trenat dhe autobusët rajonalë në Zvicër më të pastër dhe më të përpiktë se më parë Zyra Federale e Transportit raporton përmirësim të dukshëm në përpikëri dhe cilësinë e udhëtimit gjatë vitit... -
Kufizimi i emigracionit nuk pritet ta zgjidhë krizën e banesave në Zvicër -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA















