Shqipëria

“Tetori gjerman gati për Start!”

Të shtunën nis “Tetori Gjerman 2017”, siç quhen tradicionalisht Javët e Kulturës Gjermane në Shqipëri.

Në konferencën për shtyp në ambasadën gjermane, ambasadorja Susanne Schütz dhe atasheu kulturor Johannes Dietrich informuan shtypin shqiptar mbi programin e këtyre ditëve, përcjell albinfo.ch.

“Edhe këtë vit dëshirojmë të arrijmë që shqiptarët dhe gjermanët bashkërisht të jenë kreativë, të përjetojnë së bashku e të shkëmbehen rreth këtyre përjetimeve, të punojnë për një produkt, të ngrenë ura ndërlidhjeje e në rastin më të mirë të mësojnë prej njëri-tjetrit”, u shpreh ambasadorja Schütz.

Një informacion më të zgjeruar rreth programit mund ta gjeni këtu: www.tetori-gjerman.com