Lajme
Tetovarja, studentja më e mirë
Blerta Pajaziti ish-studente e Universitetit të Evropës Juglindore nga Tetova e Maqedonisë, e cila aktualisht është në përfundim të studimeve posdiplomike në fushën e Menaxhimit pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Luganos në Zvicër, është zgjedhur studentja më e mirë.
Çdo vit, Universiteti i Luganos në bashkëpunim me kompani globale të cilat janë pjesë e rrjetit “Network USImpresa”, ndajnë bursa për studentët më të mirë të çdo drejtimi post-diplomimi. Bursat, secila me vlerë 4 mijë franga zvicerane, janë krijuar për të promovuar dhe për të nxitur trajnimin e burimeve njerëzore me kualifikim të lartë.
Çmimi është i bazuar ekskluzivisht në kritere akademike dhe përzgjedhja bëhet në fund të sesioneve të provimeve të vitit të parë, në fund të tetorit. Për të shpërndarë këto çmime, Universiteti i Luganos (USI) organizon ceremoni publike për dhënien e çmimeve, duke përfshirë mediet dhe kompanitë anëtarë të rrjetit “USImpresa”.
Këtë vit ceremonia është zhvilluar më 13 nëntor me ç’rast u shpallën fitues 12 studentë nga 12 drejtime Master, të nacionaliteteve të ndryshme : 2 nga Zvicra, 6 nga Italia, 1 nga Austria, 1 nga Gjermania, 1 nga Maqedonia, 1 nga Kanadaja.
Studentja Pajaziti në maj të këtij viti, bashkë me grupin e saj universitar prezantoi një biznes plan para Nobelistit Mohammad Yunus.
Për më shumë informacion lidhur me shpërndarjen e bursave klikoni më poshtë:
http://www.careerservice.usi.ch/en/aziende/usimpresa/usimpresa-borse.htm
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













