Kosova
Thaçit i kërkohet heqja e taksës, Haradinaj kritikon BE-në
Presidentit Hashim Thaçi në Bruksel i është kërkuar heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë thirrje presidentit Thaçi ia ka bërë komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, raporton KTV.
“Takim i mbarë me presidentin Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rikthehet së shpejti në interes të stabilitetit dhe përparimit rajonal. E ripërsërita qëndrimin e BE-së se tarifa kundër-produktive së paku të suspendohet”, ka shkruar komisionari Hahn në Twitter.
Gjatë së hënës, Thaçi është takuar në Bruksel edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm.
“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigjja më e mirë ndaj këtij stagnimi”.
Ndërkaq, nga Lipjani kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherinin dhe komisionarin evropian për Zgjerim, Johaness Hahn, se me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit, shkruan kohanet, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, i pyetur nëse ofrohet ndonjë marrëveshje më 29 prill në Berlin, a do ta pranonte ai si kryeministër, Haradinaj tha se ai nuk ka mandat negocimi, por për këtë është Ekipi negociator.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit