Lajme
Thurgau kufizon kultivimin e misrit në 70 komuna

Kantoni Thurgau po ndalon plotësisht ose pjesërisht kultivimin e misrit në 70 nga 80 komuna deri në vitin 2024.
Arsyeja e ndalimit është një infeksion, njoftoi shërbimi kantonal i mbrojtjes së bimëve, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, nëse infektohet, krimbi i misrit mund të rezultojë në humbje të të ardhurave deri në 50 për qind.
Duke pezulluar kultivimin e misrit në ato fusha ku është kultivuar misri në vitin 2023, synohet parandalimi i përhapjes së mëtejshme, ndërsa zonat brenda një rrezeje prej 10 kilometrash nga burimi i infektimit preken nga ndalimi i kultivimit.
Krimbi i rrënjëve të misrit u zbulua në stacionet e monitorimit në kantonet Thurgau, St. Gallen dhe Cyrih. Luftimi i tij është i detyrueshëm në Zvicër, siç shkruan shërbimi për mbrojtjen e bimëve.
Në fund të gushtit, kantoni i St. Gallen raportoi gjithashtu se kishte kufizuar më tej kultivimin e misrit për vitin e ardhshëm për shkak të infektimit.
Në fillim të shtatorit, Appenzell Ausserrhoden ndoqi shembullin me një vendim përkatës.
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore