Shqipëria

Tjetër tërmet në Shqipëri, shënohet lëkundja e tretë, 55 të lënduar

Një lëkundje tjetër është shënuar para pak minutave.

Kjo është lëkundja e tretë e regjistruar brenda pak minutave.

Lëkundja zgjati disa sekonda, duke rritur panikun te qytetarët që tani e kanë të vështirë të rikthehen në banesa.

Lëkundja e tretë ishte 4.4 ballë.

Deri tani mbi 55 qytetarë kanë mbetur të plagosur nga tërmetet e fuqishme që tronditën vendin.

Mësohet se mes të lënduarve është edhe një fëmijë.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vjetët e fundit.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.