Lajme

Toronto: Regjisori shqiptar, një histori suksesi

Roland Sejko ishte fitues i çmimit David di Donatello 2013 dhe Shiritit të Argjentë për çmimin Horizonte në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2021

I ftuar në premierën e filmit “Anija/La nave” në Toronto do të jetë regjisori shqiptar, Roland Sejko.

Ai në fakt ishte fitues i çmimit David di Donatello 2013 dhe Shiritit të Argjentë për çmimin Horizonte në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2021, përcjell albinfo.ch.

Është lindur dhe rritur në Shqipëri, diplomohet në vitin 1990 në Fakultetin Histori-Filologji të Tiranës.

Që prej vitit 1991 jeton në Romë dhe që prej vitit 1995 punon për Istituto Luce, tani Cinecittà, ku aktualisht është drejtor i redaksisë editoriale të Arkivit Historik Luce.

Ka shkruar dhe drejtuar disa dokumentarë që spikasin kryesisht nga ripërdorimi i kinemasë arkivore.

Në vitin 2013 fiton çmimin prestigjoz David di Donatello nga Premi David di Donatello me dokumentarin e tij “Anija / La nave”. Filmi i tij më i fundit “Makina e imazheve të Alfredo C” u prezantua në përzgjedhjen zyrtare në Festivalin e 78-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, (La Biennale di Venezia) në seksionin Horizonte Ekstra, dhe fitoi Shiritin e Argjendtë si Dokufilmi më i mirë 2021.

Sejko është kurator artistik dhe autor i filmave të ekspozitave të shumta në Istituto Luce dhe Cinecittà. Ai është një nga kuratoret e MIAC, Muzeu Italian i Kinemasë dhe Audiovizual në Cinecittà.

Filmat

– LA MACCHINA DELLE IMMAGINI DI ALFREDO C. (Festivali i 78-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia, Përzgjedhje zyrtare për konkursin Horizonte Extra. Fitues i Shiritit të Argjendtë si Dokufilmi më i Mirë, 2021)

– SIMMETRIE D’ARCHIVIO (seri filmash të shkurtër 2014-2019)

– ME VINCERE LA GUERRA (Festivali Il Cinema Ritrovato, Bolonjë, 2018)

– SUE PROPRIE MANI (bashkëautor me Adrian Paci, Maxxi, Romë, 2015)

–  L’ATTESA (Festivali i Filmit Taormina, 2015)

– 9×10 NOVANTA (episodi “The Entry into War”, eveniment special Giornate degli Autori në bashkëpunim me Festivalin e 71-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, Shiriti i Argjendtë Special 2014)

– ANIJA / LA NAVE (Festivali i Filmit në Torino, fitues i çmimit David di Donatello për dokumentarin më të mirë 2013)

– ALBANIA, IL PAESE DI FRONTE (2010) (Fox History Channel)

Nëse keni dëshirë ta njihni nga afër autorin bashkohuni me ne në premierën e filmit Anija/La nave në Toronto më 4 maj 2024.