Kuriozitete
Toyota pezullon prodhimin e veturave të vogla në Evropë
Toyota do të pezullojë prodhimin në fabrikën e saj të veturave të vogla në Republikën Çeke për dy javë, për shkak të mungesës së çipave.
Fabrika në Kolin do të ndalojë prodhimin për 14 ditë, duke filluar nga 22 marsi, ka thënë një zëdhënës i Toyota për AutomotiveNewsEurope.
Mungesa e çipave është për shkak të kushteve të këqija të motit në Amerikën e Veriut, aty ku prodhohen, sipas kompanisë.
Fabrika në Çeki ndërton Toyota Aygo, Peugeot 108 dhe Citroen C1.
Toyota mori pronësinë e plotë të fabrikës më 1 janar. Më parë ajo ishte një ndërmarrje e përbashkët me PSA Group.
Toyota ka thënë se asnjë nga impiantet e saj të tjera në Evropë nuk janë ndikuar nga mungesa e çipave. Prodhuesi i veturave ka fabrika në Francë, Angli dhe Turqi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











