Kosova
Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani, policia kishte pasur informata që në 2020-n

Mediat gjermane sërish kanë kthyer në temë ditore, tragjedinë e familjes shqiptare në Gjermani, ku kosovari F.R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij A.R. (38) dhe në fund qëlloi vetën, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila ndodhet në spital dhe është në komë artificiale. Jeta e saj është jashtë rrezikut.
Ndërkohë, hetuesit janë duke u marrë me rastin. Ajo çfarë mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë, raporton “Bild”. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.
Sipas autoriteteve, qysh në mars të vitit 2020, gjatë një debati të ashpër mes prindërve, djemtë kishin telefonuar policinë.
Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve Stormarn ka treguar për rastin.
“Si rezultat, më 24 mars të vitit 2020 morën një raport nga policia për dhunë në familje”, thotë ajo.
Ajo ka treguar se autoritetet u munduan të flisnin me familjen.
“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikike. Ne gjithashtu nuk gjetën ndonjë tregues për ndonjë rrezik të mirëqenies së fëmijëve”, tregon Sabine. “Po të kishte qëllime të ndarjes nga ana e prindërve, do të mund të paramendoja se mund të vinte te një ngjarje kaq e tmerrshme. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh. Bëhet fjalë për fëmijët”, thotë Schimdt.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Kosovari bie në radar në Austri me shpejtësi 255 km/h Për shkak të shpejtësisë së madhe, atij i konfiskohet patentë shoferi nga policia austriake....
-
Treni me shpejtësi të lartë Paris-Berlin, i mundshëm vitin e ardhshëm
-
Mërgimtari shqiptar, Arijanit Fazlija, nënshkruan kontratë për Bayer Leverkusenin
-
Në Shqipëri diskutohet e drejta e votimit të mërgimtarëve
-
U mbajt Kuvendi zgjedhor i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Rasti i dytë i lisë së majmunit në Zvicër Virusi u zbulua te një person në Gjenevë, i cili ishte kontaminuar “gjatë një udhëtimi jashtë...
-
Trena shtesë në Zvicër, shkaku i trafikut të rënduar
-
NATO, në partneritet të fortë me Zvicrën
-
Gjysma e zviceranëve janë të pakënaqur me punën e tyre
-
Zvicra mendon blerjen e vaksinave kundër lisë së majmunëve