Lajme
Trajneri shqiptar e dërgon ekipin për të dytën herë në finalen e Bundesligës austriake të hendbollit
Tifozët e UHK Krems por edhe bashkatdhetarët tanë në Austri, shpresojnë për një festë kampionati si në vitin 2019
Trajneri nga Kosova, Ibish Thaçi, është duke korrur suksese të jashtëzakonshme në Bundesligën austriake të hendbollit. Si trajner i ekipit të UHK Krems, ai kërkon për të dytën herë të shpallet kampion i Bundesligës austriake, njofton albinfo.at.
Skuadra nga Krems mirëpret të shtunën kampionet në fuqi, HC Hard. Finalja e parë përfundoi me 31:30 në të mirën e ekipit të trajnerit tonë që vjen nga qyteti i Gjakovës.
Tifozët e UHK Krems, por edhe bashkatdhetarët tanë në Austri, shpresojnë për një festë kampionati si në vitin 2019. Fitorja e mundshme do të ishte triumfi i dytë i HLA-së dhe titulli i pestë i kampionatit austriak për ekipin e Krems-it.
Ndeshja e dytë e finales do të zhvillohet më 04.06., duke filluar nga ora 20:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin publik austriak (ORF Sport +), raporton albinfo.at.
Ibish Thaçi karrierën e tij e filloi në St.Pölten (Unionin St.Pölten). Ai ishte një nga lojtarët më të mirë dhe bëri një karrierë të shkëlqyeshme.
Pas karrierës së tij si lojtar, Ibishi vendosi për një karrierë si trajner dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen, duke u ngjitur në Bundesligën më të lartë me St.Pölten.
I uritur për suksese të reja, ai vazhdoj të rritej si trajner profesionist dhe u zhvendos në ekipin e Krems.
Në vitin 2019, me ekipin e UHK Krems trajneri Thaçi u shpall kampion austriak në hendboll.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore












