Të tjera
Tre skitarë do ta përfaqësojnë Kosovën në Finlandë
Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar ekipin olimpik, që do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022. EYOF Vuokatti 2022 mbahet prej 20 deri më 25 mars 2022 në Vuokatti të Finlandës, përcjell albinfo.ch.
Ekipi ynë olimpik përbëhet nga tre skitarët e skijimit alpin: Kiana Kryeziu, Arba Pupovci dhe Drin Kokaj, trajnerët Agim Pupovci e Bujar Turjaka, shefi i misionit, Jeton Rudari, dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.
Në konferencën për shtyp, presidenti Ismet Krasniqi ka deklaruar se KOK-u ka bërë të gjitha përgatitjet, derisa ekipin e ka dërguar edhe në përgatitje jashtë vendit.
“Pritshmëritë tona janë që sportistët të japin maksimumin dhe të kenë paraqitje sa më të mirë”, tha mes tjerash presidenti Krasniqi.
Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, njëherësh nënpresident i KOK-ut, theksoi se pritshmëritë janë që të arrihen rezultate të mira edhe në EYOF.
Trajneri Agim Pupovci foli për përgatitjet, derisa falënderoi KOK-un për mundësinë e dërgimit në përgatitje dyjavore në alpet e Austrisë, derisa theksoi se konkurrenca në EYOF është e madhe, pasi marrin pjesë sportistët më të mirë.
Optimist për përfaqësim sa më të mirë u shprehën edhe të tre skitarët, të cilët thanë se është nderë dhe kënaqësi që ju është dhënë mundësia të përfaqësojnë vendin tonë në këtë EYOF.
Skitarët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit paralel.
Ceremonia hapëse mbahet më 20 mars, kurse ekipi ynë udhëton sonte në relacionin, Prishtinë – Tiranë – Frankfurt dhe Vuokatti.
Për Kosovën është pjesëmarrja e tretë në EYOF Dimëror, pas përfaqësimit në Erzurum 2017 dhe Sarajeva 2019.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore











