Lajme

Tri projekte filmike nga Kosova, në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore

Dy projektet filmike fituese të konkursit të sivjetshëm të QKK-së për film të gjatë artistik, “I love you more”, me skenar dhe regji nga Erblin Nushi, dhe “Lëkura e krokodilit”, me skenar dhe regji nga Ilirjan Himaj, janë mbështetur edhe nga Qendra Kinemtografike Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të kategorisë së bashkëprodhimit minor.

Ndërsa projekti për filmin e gjatë artistik kosovar “Era”, me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi, është mbështetur nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë Veriore, po ashtu në kuadër të kategorisë së bashkëprodhimit minor, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.