Koronavirusi: çast pas çasti
Trudeau: Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj
Për shkak të gjendjes aktuale të rënduar me pandeminë e koronavirusit, kufiri mes SHBA-së dhe Kanadasë do të mbetët i mbyllur së paku edhe për një muaj.
Kufiri SHBA-Kanada do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Trudeau tha se të dyja vendet janë pajtuar për vazhdimin e mbylljes.
“Ky është një vendim i rëndësishëm, që do t’i mbajë të sigurt njerëzit në të dyja anët”, tha ai.
Kufiri ka qenë i mbyllur për më shumë se tri javë, përveç për transportin e mallrave.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë këtë javë se dëshiron që kufiri me Kanadanë të jetë në mesin e të parëve që hapen.
Para pandemisë së koronavirusit, rreth 400,000 njerëz kanë kaluar kufirin SHBA-Kanada çdo ditë.
Ai është më i gjati në botë: 8,900 kilometra.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.
Kanadaja ka afro 33,000 njerëz të infektuar, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto













