Koronavirusi: çast pas çasti

Trump: Nëse bëjmë më pak teste, do të kemi më pak raste me koronavirus

Përderisa në gjithë botën rastet e reja me Covid-19 po vazhdojnë të rriten, në më shumë se 20 shtete të SHBA-së, duke rritur edhe frikën për një valë të dytë të hospitalizimeve dhe vdekjeve, disa politikanë e kanë marrë përsipër që t’i largojnë lajmet shqetësuese me një shpjegim rudimentar dhe qetësues.

Të hënën, presidenti Donald Trump dha një ide se si të mos i shqetësojë njerëzit.

“Testimet që po bëjmë ne janë më të shumta dhe më të avancuar se në çdo vend tjetër (ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme për këtë!) saqë tregojnë më shumë raste. Po të mos bënim shumë testime ose testime të dobëta, s’do të shënonim pothuajse asnjë rast. Testimi është një shpatë me dy tehe – na bën të dukemi keq, por edhe mirë që i kemi”.

“Nëse ndalojmë së testuari tani, ne do të kemi shumë më pak raste”, përcjell Albinfo.ch.