Lajme

Trump paralajmëron taksa doganore për veturat nga BE-ja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se po konsideron seriozisht vendosjen e taksave doganore për importet e makinave evropiane, nëse SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk arrijnë një marrëveshje tregtare.

Pas takimit me liderin pakistanez në Samitin ekonomik të Davos, ai tha se pritet ende një marrëveshje me Evropën, raporton AP.

Trump gjithashtu u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Davos, dhe tha që ajo kishte një bisedë të mirë, por nuk zbuloi nëse ata kishin diskutuar edhe vendosjen e taksave për makinat nga Evropa.

“Evropa e di se duhet të bëjë diçka dhe nëse është e drejtë, ne nuk do të kemi asnjë problem”, tha Trump.

Më vonë, në një intervistë për Wall Street Journal, Trump përsëriti se ai ishte serioz në lidhje me vendosjen e taksave nëse nuk arrihet marrëveshje me BE-në, përcjell albinfo.ch.