Shqipëria

Turizmi në Shqipëri: 227 hotele të reja në 6-mujorin e parë

227 hotele të reja janë shtuar vetëm në 6-mujorin e parë

Ministra e Turizmit ka bërë të ditur se projektbuxheti për vitin 2020 në fushën e turizmit është shtuar ndjeshë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë diskutimit ka deklaruar se buxheti në këtë fushaë prioritare për jetën dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë është shtuar ndjeshëm.

“Qeveria ka shtuar investimet në mënyrë marramendëse qoftë në industrinë e mjedisit, qoftë dhe në atë të turizmit. Ministria është ndërtuar e tillë që të ketë misionin e saj parësor mbrojtjen e ekuilibrit të qëndrueshëm sa i përket turizmit dhe mjedisit. Këtë ekuilibër jemi munduar ta përkthejmë dhe në shifra buxhetore. Shumë fusha të ekonomisë së vendit dhe shumë investime shkojnë drejt turizmit dhe mjedisit,” u shpreh Klosi.

Po ashtu ministri tha se numri i turistëve vitin që po mbyllet është rritur me afro 10% më shumë krahasuar me një vit më parë, gjë e cila është reflektuar edhe në shtimin e kapaciteteve akomoduese në vendin tonë, ku 227 hotele të reja janë shtuar vetëm në 6-mujorin e parë.

“Sot e gjithë bota po flet për mjedisin dhe kërkon që të shtohen investimet në këtë fushë, – tha Klosi, – pasi ka të bëjë me jetën dhe jeta gjithmonë e më shumë po vlerësohet, edhe në Shqipëri. Njëlloj është problematika, si ndotja në Krujë, ashtu dhe në lumin e Gjanicës, si cilësia e ajrit në Tiranë, edhe në Fier. Problematikat janë aq të mëdha dhe kërkesat janë të shumta por kemi nevojë edhe për bashkëpunimin e pushtetit vendor. Nuk ka probleme pastrimi i lumenjve, janë lumenj që kanë pastërti të veçantë, por ajo që ndodh rrugës i bën ata të papastër. Për sa kohë që venddepozitimet e ish-komunave dhe bashkive të vogla janë në shtratin e lumenjve, një shi bën që mbeturinat të shkojnë deri në Adriatik”, prëcjell albinfo.ch.