Lajme
‘Twitter’, me qasjen e re “mbështetu në fakte”
Përveç diskutimit të pretendimeve mashtruese të bëra nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në lidhje me fletëvotimet me postë këtë javë, Twitter ka shtuar etiketat për kontrollimin e fakteve, që nga prezantimi i alarmeve në fillim të këtij muaji, kryesisht në postimet në lidhje me koronavirusin.
Kompania nuk pret të ketë nevojë për personel shtesë për ndërmarrjen, tha të shtunën zëdhënësi i Twitter-it, Liz Kelley, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
Platformat e mediave sociale kanë qenë nën një kontroll të ashpër mbi mënyrën se si ato përhapin me shpejtësi informacione të rreme dhe lloje të tjera të përmbajtjes abuzive, kjo pasi Rusia shfrytëzoi rrjetet për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.
Grupet e kontrollit të fakteve thanë që ata mirëpritën qasjen e re të Twitter, i cili shton një etiketë “merr faktet” që lidhet me më shumë informacion, mirëpo ata thanë se shpresojnë që kompania do të përcaktonte më qartë metodologjinë dhe arsyetimin e saj.
‘ Twitter’ bëri të ditur në maj se politika e saj e re për të shtuar etiketat e kontrollit të fakteve për informacione të diskutueshme ose mashtruese të koronavirusit do të zgjerohej në tema të tjera. Kelley tha që ekipi po vazhdon të zgjerojë përpjekjet për të përfshirë tema të tjera, duke u dhënë përparësi pretendimeve që mund të shkaktojnë dezinformim, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











