Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova... -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj -
Argjentinë
Diaspora shqiptare në Argjentinë, tradita që ruhet brez pas brezi -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoqata e Policëve kundër iniciativës “Jo 10 milionë” Organizata paralajmëron se miratimi i iniciativës anti-imigracion mund të rrezikojë bashkëpunimin policor ndërkombëtar mes Zvicrës dhe... -
Zvicër: Alpinisti 30-vjeçar humb jetën pas rënies 200 metra nga mali -
Shfaqet një ujk në zonën e Cyrihut -
BE mund ta detyrojë Zvicrën të paguajë miliona për punëtorët ndërkufitarë të papunë -
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern













