Bota
Zëvendësministri iranian testohet pozitiv me coronavirus
Irani, qendra kryesore e koronavirusit në Lindje të Mesme.
Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit, Iraj Harirchi, është parë në një konferencë shtypi duke fshirë fytyrën, që më vonë është thënë se ka dalë pozitiv për coronavirusin.
Iraj Harirchi, një zëvendësministër i Shëndetësisë, i cili ka qenë fytyra kryesore e fushatës së qeverisë kundër virusit, tha se ai doli pozitiv vonë të hënën, ditën kur dha një konferencë shtypi për përpjekjet për të luftuar shpërthimin e virusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Irani është bërë epiqendra e sëmundjes në Lindjen e Mesme, duke regjistruar numrin më të madh të vdekjeve jashtë Kinës.
Siç është raportuar, atje ka pasur 15 vdekje dhe 95 raste të konfirmuara deri më tani, dhe të gjithë fqinjët e saj arabë që janë prekur nga virusi i kanë lidhur rastet e tyre me Iranin.
Në një intervistë për shtypin shtetëror IRNA, një zëdhënës i ministrisë tha se z. Harirchi kishte përjetuar dobësi dhe simptoma gripi të hënën përpara se të mbante një konferencë për lajmet dhe testoi pozitivisht për virusin më vonë gjatë ditës.
Është e paqartë se si ai kontaktoi me virusin, por zyrtarët shëndetësorë thanë se ai ishte marrë me disa pacientë të dyshuar se kishin coronavirus.
Ka qenë Harirchi ai që ka konfirmuar lajmin në një videoklip të publikuar në mediat sociale, duke shtuar se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe duke premtuar se Irani do të mposhtte epideminë brenda disa javësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Të huajt rezidentë po shndërrojnë zonat e Cyrihut në lagje luksoze Rritet ndikimi i të huajve rezidentë në zonat luksoze të Cyrihut... -
Aksident i rëndë në A3 pranë Urdorfit, disa të plagosur dhe autostrada e bllokuar -
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë?














