Futboll
UEFA inspekton stadiumin e Prishtinës
Dy zyrtarë nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) Nicolas Marshall dhe Joschim Brachert kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në stadiumin e qytetit të Prishtinës.
Bashkë me zyrtarët e UEFA-s punimet i kanë inspektuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, përcjell albinfo.ch.
“Ka qenë një përkushtim i imi që nga marrja e udhëheqjes së Ministrisë, për të finalizuar këtë projekt, gjithmonë sipas kërkesës së standardeve të UEFA-s. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin Vokrri në mënyrë që të arrijmë përmbylljen e këtij projekti. Është projekt që është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, veçanërisht në fazën e fundit dhe po shihet që është bërë një punë e mrekullueshme që ta kthejmë këtë stadium në stadiumet e kategorisë së katërt”, është shprehur Gashi.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri tha se shumë shpejtë do të bëhet testimi i barit, i cili duhet të bëhet në një ndeshje jozyrtare.
“Sipas informatave që i kemi nga Ministria dhe Departamenti i Sportit duhet të testohet bari në ndeshje jo zyrtare, pastaj në funksion të përfundimit të punimeve ne do të organizojmë një ndeshje inauguruese, mirëpo ajo mbetet pas testimit të barit, i cili do të bëhet me ndeshje jo zyrtare dhe pa publik. Pastaj do të bisedojmë për detajet dhe datën ekzakte nëse mund të organizohet një ndeshje miqësore, nëse punimet kryhen me dinamikën e paraparë dhe nëse kryhet me kohë siç thamë në fillim të qershorit”, deklaroi Vokrri.
Vlen të theksohet se punimet për rinovimin e stadiumit të Prishtinës filluan në vitin 2016 dhe afati për përfundimin e punimeve ka qenë gushti i vitit 2017, por tani thuhet se punimet do të kryhen në qershor të këtij viti.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













