Futboll
UEFA: Kosova me krenari debuton në “Fadil Vokrri”
UEFA i ka kushtuar një artikull debutimit të Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Të hënën një ëndërr bëhet realitet për komunitetin futbollistik të Kosovës, kur ekipi kombëtar luan zyrtarisht ndeshjen e parë ndërkombëtare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë – i ndërtuar me ndihmën e programit të asistencës ‘HatTrick’ të UEFA-së”, nis artikulli në faqen zyrtare të UEFA-së, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Ky shkrim vjen në prag të sfidës së sotme të Kosovës ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve, “që zhvillohet në arenën e renovuar – e emëruar në kujtim të ish-presidentit të FFK-së dhe ish-lojtarit të shquar, i cili vdiq në qershor”.
“Do të jetë një moment krenarie dhe i paharrueshëm për shoqatën më të re të UEFA-së, që ishte bërë anëtarja e 55 e UEFA-së në Kongresin e Budapestit më 2016”, thuhet në artikullin e UEFA-së, transmeton Koha.net.
UEFA më tutje shkruan se stadiumi, që ka kapacitet prej 12,810 ulëseve, do të përdoret gjithashtu edhe nga klubi lokal KF Prishtina për ndeshjet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Pamja mbresëlënëse e stadiumit është një shembull i shkëlqyer për të treguar se si programi i UEFA-së ‘HatTrick’ jep mbështetje sportive dhe infrastrukturore anëtarëve të saj.
Këto janë prova të mëtejshme bindëse se ‘HatTrick’ është një katalizator vendimtar dhe i paçmuar në rritjen e futbollit në gjithë Evropën.
Nga ora 20:45 Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Ishujve Faroe.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat