Futboll
UEFA synon vaksinimin e të gjithë futbollistëve për Evropian
600 futbolistë së bashku me stafet e Kombëtareve pritet të vaksinohen për Evropianin që mbahet gjatë verës
Evropiani në 12 shtete nuk pritet të jetë i lehtë për t’u organizuar dhe UEFA ka filluar të mendojë për masat që do të ndërmarrë, përcjell albinfo.ch.
UEFA po punon me komisionet e saj mjekësore, për të siguruar një Kampionat Evropian sa më të qetë dhe për të mos pasur të infektuar gjatë muajit ku futbollistët e përfaqësueseve do të lëvizin në disa qytete të Evropës për të luajtur.
Qeveria evropiane e futbollit po planifikon të vaksinojë të 600 futbollistët e grumbulluar për garën, bashkë me stafet e tyre teknike dhe të federatave përkatëse, me qëllim që qëndrimi dhe udhëtimi i tyre të jetë i sigurt.
Ka qenë pikërisht vatra e infeksionit që preku Italinë në eliminatoret e Botërorit në fund të muajit të kaluar, që ka bërë drejtuesit e UEFA-s të reflektojnë mbi këtë çështje, duke qenë se te “të kaltrit” u prekën rreth 20 persona staf teknik dhe futbollistë.
Protokollet mjekësore të federatave, të miratuara edhe nga UEFA, nuk ofrojnë siguri për një Evropian pa infektime, ndaj qeveria europiane e futbollit e ka të qartë se vetëm me vaksinim dhe imunizim mund t’ia dalë të garantojë një kampionat të qetë.
I shtyrë nga vera e kaluar pikërisht për shkak të koronavirusit, Kampionati Evropian do të luhet këtë verë edhe me praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, pasi 8 nga qytetet pritëse kanë marrë zyrtarisht miratimin për hapjen e pjesshme të stadiumeve përkatëse, ndërsa katër të tjera kanë afat deri më 19 prill për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















