Bota

Ulet numri i azilkërkuesve që marrin ndihma nga shteti gjerman

Numri i azilkërkuesve në Gjermani që mbështeten në ndihmën e shtetit, ra në fund të vitit të kaluar në përafërsisht 411 000, thënë ndryshe 12% më pak se në fund të vitit 2017, raportoi sot Zyra Federale e Statistikave.

Numri ra për të tretin vit radhazi, pasi në fund të vitit 2015 arriti kulmin me 975 000 azilkërkues.

Qindra-mijëra refugjatë, shumë prej tyre të larguar nga konfliktet në Siri, Afganistan dhe Afrikën e Veriut, kaluan në Gjermani në vitin 2015.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve që vijnë kryesisht përmes Ballkanit arriti në një milion.

Shtetasit e huaj në Gjermani, të cilët kanë leje qëndrimi zyrtare të përkohshme, kanë të drejtën e përfitimeve, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.