Lajme
UNHCR: Në vitin 2012 u rritën kërkesat e kosovarëve për azil
Sipas UNHCR-së, numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Kosova kishte rënë më 2011, por ai ka shënuar ngritje vitin e kaluar me 24,300 kërkesa, një rritje prej 14 për qind
Organizata për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) raporton për një rritje të theksuar të kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë. Sipas raportit të fundit, në vitin 2012 është vërejtur një ngritje prej 14 për qind e kërkesave për azil.
Këto të dhëna nuk përfshijnë vitin 2013 që mendohet se ka shënuar rritje të dukshme të kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës.
“Numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Kosova kishte rënë më 2011, por ai ka shënuar ngritje vitin e kaluar me 24,300 kërkesa, një rritje prej 14 për qind. Ndërsa rreth katër të pestat e vendeve që i japin raporte mujore UNHCR-së, në të dhënat e tyre i veçojnë azilkërkuesit nga Kosova”, thuhet në raportin të cilin e citon RTK.
Proporcioni i azilkërkuesve nga Kosova që kërkuan strehim në disa nga vendet evropiane në fakt ka shënuar rënie gjatë katër vjetëve të fundit.
Gjermania, ndërkaq vazhdon të jetë një destinacion i preferuar me 10,400 kërkesa nga Serbia/Kosova gjatë vitit 2012, një rritje prej 74 për qind, por shumica e tyre nga Serbia.
Në Belgjikë ka pasur një rënie dramatike të kërkesave nga 3,100 më 2011 në rreth 1,000 një vit më vonë. Njëjtë ka qenë edhe në Luksemburg me kërkesa të përgjysmuara, nga 1,100 më 2011 dhe 590 më 2012.
Në Francë ka pasur 3,900 kërkesa, në Suedi 3,600 dhe në Zvicër 2,100.
Vendet që regjistrojnë si të veçuara kërkesat e azilit nga Kosova raportojnë se numri më i madh i kosovarëve ka kërkuar azil në Francë, 81%, në Austri, 52%, në Belgjikë 51%.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











