Bota
UNICEF mirëpret miratimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve
Pas miratimit të Ligjit mbi mbrojtjen e fëmijëve nga Kuvendi i Kosovës, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka thënë se UNICEF feston këtë hap të rëndësishëm, duke përgëzuar deputetët e Kosovës të cilët ishin të bashkuar për të aprovuar Ligjin për mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.
Ai thotë se me këtë ligj do të mbrohen fëmijët që ta realizojnë potencialin e tyre.
“Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Por çfarë ndodh pas kësaj? Për Rijadin, 14 vjeç me paralizë cerebrale, ose Dafinen, një vajzë 10-vjeçare që jeton në familje strehuese? Miratimi i këtij ligji është vetëm hapi i parë drejt një rruge që kërkon angazhim nga të gjithë, në mënyrë që Rijadi dhe Dafina të mbrohen dhe të mund të realizojnë potencialin e tyre të plotë”, ka thënë ai.
Ai iu ka bërë thirrje shoqërisë civile, institucioneve dhe organizatave dhe agjencive ndërkombëtare që të punojnë ngushtë me komunitetin për të shpjeguar përfitimet që kanë fëmijët dhe prindërit e tyre nga ky ligj.
Sipas tij, asnjë fëmijë nuk duhet të neglizhohet, abuzohet, shfrytëzohet dhe çdo fëmijë duhet të pajiset me kujdesin, shëndetin dhe mirëqenien e nevojshme, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
UNICEF-i në Kosovë synon të sigurojë që të gjithë fëmijët, pavarësisht nga përkatësia e tyre socio-ekonomike ose etnike, të kenë qasje në shërbime cilësore dhe miqësore dhe mundësi për t’i ndihmuar ata të mbijetojnë, të zhvillohen dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të bëhen qytetarë aktivë dhe përgjegjës të komunitetit, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve ka mbledhur mbi 140 mijë nënshkrime, duke siguruar mbajtjen e një referendumi... -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C














