Lajme
Urdhërarrestim ndërkombëtar për gjashtë serbë të veriut
Emrat e të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri shpejt pritet të shfaqen në faqen zyrtare të Interpolit.
Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës ka bërë kërkesë në Gjykatë për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar dhe pritet që ditët në vazhdim të nënshkruhet nga një gjyqtar për t’u adresuar pastaj në sekretariatin e Interpolit në Lyon të Francës, ka bërë të ditur një burim nga Gjykata.
Kërkesën e Prokurorisë e ka konfirmuar, edhe kryeprokurori Shyqyri Syla, shkruan Koha Ditore.
Kërkimet në Kosovë për arrestimin e tyre nuk kanë dhënë rezultat deri tash, derisa urdhri për arrestim është lëshuar pesë javë më parë nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës. Burime nga Policia thonë se të kërkuarit Ratomir Bozhoviq i njohur si “Dude”, Radovan Radiq, Milovan Vlashkoviq, Slobodan Vuçiniq, Dushan Jovanoviq dhe Ratomir Kasaleviq nuk ndodhen në Kosovë, por fshihen diku në Serbi. Ky fakt, sipas këtij burimi, është i mjaftueshëm që Gjykata të lëshonte një urdhërarrestimi ndërkombëtar, çka do ta detyronte edhe Serbinë si anëtare e Interpolit të kryente kërkime për arrestimin e tyre.
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-i disa javë rresht ishin vënë në ndjekje të gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri, më 26 korrik, në veri. Vrasja e tij pati ndodhur një ditë pas nisjes së aksionit për vënien e kontrollit në dy pikat kufitare atje. Urdhrin e arrestimit të tyre e pati lëshuar Gjykata e Qarkut e Mitrovicës me kërkesë të Prokurorisë.
Prej vrasjes së policit Zymeri katër muaj më parë, situata në veri të Kosovës nuk ka ndryshuar shumë. Serbët lokalë të mbështetur nga strukturat shtetërore që veprojnë edhe në Kosovë po vazhdojnë të kundërshtojnë shtrirjen e autoriteteve shtetërore në atë pjesë të Kosovës. Përpjekje të shumta të mbetura në tentativë për zhbllokimin e rrugëve janë bërë gjatë kësaj jave.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












