Lajme

Ushtria ukrainase rrëzon një raketë të shkrepur nga aeroplani bjellorus në drejtim të Kievit

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar një raketë ruse, që u shkrep në drejtim të Kievit nga fluturakja bjelloruse Tu-22.

“Forcat ajrore të Ukrainës pak minuta më parë kanë rrëzuar një raketë të lansuar në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës nga aeroplani bjellorus TU-22”, ka njoftuar komandanti i ushtrisë ukrainase, Valerii Zalunzhnyi, transmeton Albinfo.ch.

“Është një krim tjetër i luftës i kryer nga Rusia”, shtoi ai.

Zalunzhnyi nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë armë janë përdorur për ta rrëzuar raketën.