Kosova

Vajza e Gjyljeta Ukellës i prin maɾshit në Pejë, ku kërkohet drejtësi për nënën e saj

Vrasja e Gjyljeta Ukelles, përfundon marshi në Pejë – i priu vajza e të ndjerës

Tashmë ka nisur marshi protestues për gruan e vrarë dje në Pejë, ku po dyshohet se bashkëshorti i saj e kreu vrasjen.

Pjesëmarja në këtë marsh është e lartë.

Përmes pamjeve të siguruara, shihet se shumë qytetarë kanë zgjedhur këtë të mërkurë të bëhen pjesë e këtij marshi.

E pranishme në marsh shihet të jetë dhe vajza e së ndjerës.

Kujtojmë që sot në Kosovë është ditë zie, në kujtim të të gjitha vajzave dhe grave të vrara në Kosovë.

Ky vendim u mor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vrasjes së dy grave brenda pesë ditëve të fundit, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.

Gjykata Themelore në Pejë sot ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Edmond Lajqi për vrasjen e gruas së tij në Pejë.