Kosova

Vajza kosovare merr titull në Universitetin prestigjioz “Georgetown” në Washington D.C

E rritur dhe e shkolluar në Kosovë, tani storje suksessi në Washington

Pa dyshim se nuk janë të pakta storjet e suksesit të studentëve shqiptarë nëpër botë, shkruan albinfo.ch.

E reja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skënderajit, pas përfundimit të studimeve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e Universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Mastër në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C.

Studimet e saj u mbështetën nga fondacioni Fulbrajt dhe Ambasada Amerikane dhe Qeveria e Kosovës.

Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve, Erblina u shpërblye me diplomë masteri. /Albinfo.ch