Lajme
Vaksina kundër coronavirusit është gati, kërkohen vullnetarë për të filluar testimet
Shkencëtarët në Seattle të Washingtonit e kanë krijuar vaksinën e parë kundër coronavirusit, ndërsa për të filluar testimet po kërkojnë vullnetarë.
US. National Library of Medicine raporton se vullnetarët e interesuar që të kontribuojnë në këtë projekt duhet të jenë të moshës nga 18 deri në 55 vjeç dhe duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Kjo vaksinë e prodhuar nga Moderna nuk është bërë nga ndonjë virus i mbytur ose i dobësuar dhe nuk do të infektojë askënd me coronavirus, bën të ditur Wall Street Journal.
Gjatë 14 muajve pjesëmarrësit do të bëjnë 11 vizita në Seattle dhe do të kenë katër biseda telefonike. Ata do të injektohen me këtë vaksinë, nga dy herë për çdo seancë.
Pasi vaksina të jetë testuar, duhet të kalojë më shumë prova me grupe më të mëdha, para se të miratohet për publikun.
Që kur është paraqitur e deri me sot, coronavirusi i ka vrarë 3,522 njerëz, derisa 103,738 janë të sëmurë, kurse 58,456 janë shëruar.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut