Futboll

VAR-i në Ligën e Kampionëve nga viti i ardhshëm

Sistemi i VAR-it do të hyjë në funksion që nga viti i ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

UEFA është dorëzuar dhe do të pranojë futjen e teknologjisë në futboll nga sezoni i ardhshëm.

Përmes një komunikate për media, Shtëpia evropiane e futbollit ka bërë të ditur që do të përdorë sistemin VAR në Ligën e Kampionëve, nga sezoni i ardhshëm, që do të nënkuptojë rishikimin e rasteve kontestuese në ndeshjet e garës evropiane.

Presidenti i UEFA-së, Aleksandër Çeferin, kishte paralajmëruar qysh muajin e kaluar për përdorimin e VAR-it, që përveç në Ligën e Kampionëve do të përdoret edhe në Kampionatin Evropian 2020 dhe në Ligën e Evropës nga sezoni 2020-2021. 

VAR-i përdoret në top-ligat evropiane, në Spanjë, Itali, Gjermani e Francë, por ende jo në Premier ligën e  Anglisë, por vetëm në kupat e këtij shteti.