Lajme
Variantet e reja përfshijnë 70% të infeksioneve të reja në Zvicër
Përkundër një ngecjeje në numrin e infeksioneve të reja, Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik (FOPH) ka bërë thirrje për përmbajtje dhe më shumë teste.
“Situata është e mirë, por zhvillimet mbeten të pasigurta”, tha Virginie Masserey, shefe e Seksionit të Sëmundjeve Infektive të FOPH në një konferencë shtypi të martën.
Numri i rasteve të reja ka qenë i ndenjur për rreth dy javë në të gjitha rajonet e Zvicrës me 160 raste për 100,000 banorë. Numri i shtrimeve në spital po vazhdon të bjerë.
Vdekjet e lidhura me covid po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk ka më asnjë provë të vdekshmërisë së tepërt mes të moshave mbi 65 vjeç. Numri i njerëzve me antitrupa është rritur ndjeshëm krahasuar me valën e parë dhe në disa kantone është deri në 20-25%, tha Milo Puhan i Universitetit të Cyrihut, duke iu referuar programit Corona Immunitas, i cili analizon imunitetin në popullsine zvicerane.
Rastet e varianteve të reja Covid vazhdojnë të rriten dhe tani përbëjnë 68% të të gjitha infeksioneve të reja. Sipas Masserey, kjo rritje e varianteve të reja është e panjohura reale, dhe në vendet e tjera faza e ngecjes ishte një parathënie për rritje të mëtejshme. Ajo shtoi se prandaj është veçanërisht e rëndësishme që popullata të respektojë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në funksion të relaksimit të pjesshëm të kufizimeve që nga 1 marsi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Xhaka e Shaqiri në mesin e milionerëve të rinj në Zvicër Po ashtu përfshihen futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer dhe Manuel Akanji... -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane morën 43 jetë vitin e kaluar -
Miu zviceran me inteligjencë artificiale synon të zëvendësojë testimin në kafshë të gjalla -
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35
















