Lajme
Varianti COVID-19 ka një shkallë më të lartë të vdekjes, zbulon studimi
Një variant shumë infektiv i COVID-19 që është përhapur në gjithë botën që kur u zbulua për herë të parë në Britani në fund të vitit të kaluar, është midis 30% dhe 100% më vdekjeprurës sesa variantet e mëparshme dominuese, thanë studiuesit të mërkurën, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Në një studim që krahasonte nivelet e vdekjeve midis njerëzve në Britani të infektuar me variantin e ri SARS-CoV-2 – i njohur si B.1.1.7 – kundër atyre të infektuar me variante të tjera të virusit që shkakton COVID-19, shkencëtarët thanë se shkalla e vdekshmërisë ishte “dukshëm më e lartë”.
Varianti B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në Britani në shtator 2020 dhe që atëherë është gjetur gjithashtu në më shumë se 100 vende të tjera.
Ka 23 mutacione në kodin e tij gjenetik – një numër relativisht i lartë – dhe disa prej tyre e kanë bërë atë të përhapet shumë më lehtë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga















