Lajme
Vazhdon integrimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it
Grupi i dytë, me 63 ish- pjesëtarë të MUP-it serb, kanë nënshkruar kontratat e punës për t’u transformuar në Policinë e Kosovës. Në janar ata nisin trajnimin
Procesi i integrimit të ish- pjesëtareve të MUP-it (Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme) në Policinë e Kosovës, i cili kishte filluar zyrtarisht me 13 dhjetor është duke vazhduar ashtu siç është paraparë me marrëveshjen Thaçi-Daçiq që është arritur në Bruksel.
Dy ditë parë, siç njofton Policia e Kosovës, janë nënshkruar kontratat e punës edhe të 63 zyrtarëve policor si dhe janë nënshkruar Deklaratat e betimit në përputhje me parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës.
“Nënshkrimit të kontratave të punës iu ka paraprirë procesi i verifikimit të identitetit të tyre nga ana e Agjencisë së Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe verifikimit të së kaluarës së tyre nga ana e Policisë së Kosovës dhe misionit EULEX:, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas nënshkrimit të kontratave të punës, pritet të vazhdohet me procedura të trajnimit, ku zyrtarët e rinj të Policisë së Kosovës në janar të 2014 do të fillojnë trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për t’u pajisur me njohuri lidhur me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
“Procesi i integrimit të pjesëtarëve tjerë pritet të vazhdoj sipas dinamikës së paraparë, në përputhje me procedurat të rekrutimit dhe kornizën ligjore të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç është raportuar në media, janë më shumë se 300 pjesëtarë që i përkasin MUP-it serb, që pretendojnë të transformohen në Polici të Kosovës. “Konvertimi” është pritur me shqetësime të mëdha sidomos të popullsia shqiptare e cila ka rezerva në ish policinë e Serbisë.
Grupi prej 63 pjesëtarëve është i dytë që nisë integrimin në Polici. Herën e parë kanë qenë 17 polic, ish pjesëtarë të MUP-it, të cilët e kanë përfunduar trajnimin dyjavor në Vushtrri, në Shkollën e Policisë së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














