Koronavirusi: çast pas çasti
Vazhdon vaksinimi, personi i dytë është 81-vjeçari William Shakespeare
Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka filluar vaksinimin e popullsisë
Pacienti i dytë në botë që mori vaksinën e aprovuar të koronavirusit ishte një 81-vjeçar nga Warwickshire, i quajtur William Shakespeare.
Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka filluar vaksinimin e popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Mediat sociale u ndezën me referenca humoristike për emrin e 81-vjeçarit, i cili lidhet me emrin e shkrimtarit të njohur.
Në një postim në “Twitter” kryeministri Boris Johnson u shpreh: “Sot nisën vaksinimet e para në MB kundër Covid-19. Faleminderit NHS-së (spitalit) tonë, të gjithë shkencëtarëve që punuan kaq fort për ta zhvilluar vaksinën, të gjithë vullnetarëve dhe cilitdo që ka ndjekur rregullat për të mbrojtur të tjerët. Së bashku do ta mposhtim!”, shprehet ai.
Margaret Keenan, një grua 90 vjeçe nga Britani, është bërë personi i parë në botë që e ka marrë vaksinën e Pfizer-it kundër koronavirusit jashtë testimit.
https://www.youtube.com/watch?v=9J-JvK3-4R4&feature=emb_title
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura Kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër kanë shënuar sërish rritje gjatë vitit 2024, ndërsa vajzat dhe... -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër














