Lajme

Vdes deputeti britanik, i cili u ther me thikë

Deputeti konservator në Mbretërinë e Bashkuar, David Amess, ka vdekur pasi u ther disa herë me thikë në takimin me zgjedhësit e tij në Essex.

Sipas BBC, policia ka deklaruar se një burrë ishte arrestuar nën dyshimin për vrasje pas therjes që ndodhi në një kishë në Leigh-on-Sea.

Ata thanë se kanë sekuestruar një thikë dhe se nuk po kërkonin askënd tjetër në lidhje me incidentin.

Amess, 69-vjeçar, kishte qenë deputet që nga viti 1983, ai ishte i martuar dhe po ashtu ka lënë pesë fëmijë.

Bëhet e ditur se 69-vjeçari që përfaqësonte Southend West, po mbante një takim me zgjedhësit e tij – ku votuesit mund të takojnë deputetin e tyre dhe të diskutojnë shqetësimet – në Kishën Metodiste Belfairs në Eastwood Roadh North.

Policia në Essex ka thënë se ata kishin pranuar raporte për therje pak pas orës 12:05 (koha lokale) dhe gjetën dikë të lënduar.

Ai u trajtua nga shërbimet e emergjencës, por vdiq në vendin e ngjarjes.