Lajme
Vdes një 15 vjeçar nga murtaja bubonike në Kinë
Një i ri në Mongoli raportohet të ketë ndërruar jetë nga murtaja bubonike, ndërsa dhjetëra njerëz iu nënshtruan izolimit pas kontaktit me 15 vjeçarin.
Raportohet se i riu kishte temperaturë të lartë pasi hëngri mish kastori, ndërsa vdiq tre ditë pasi hëngri mishin e brejtësit, raportojnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë rast, personat që kishin kontakte me viktimën iu nënshtruan izolimit në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes.
Ditë më parë u raportua rasti i parë i murtajës bubonike në Mongolinë e Brendshme të Kinës.
Murtaja bubonike është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri i quajtur Yersinia pestis që jeton kryesisht në brejtës dhe pleshta.
Njerëzit mund të infektohen me këtë virus duke prekur kafshët e infektuara (zakonisht minjtë), duke u kafshuar nga pleshtat e infektuar.
Në shekullin XIV murtaja bubonike – e njohur atëherë si “Vdekja e Zezë” – u përhap nëpër Evropë dhe vrau 50 milionë njerëz dhe ishte pandemia më fatale e regjistruar në historinë njerëzore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve