Kosova
Vdes shkrimtari Adem Gashi
Ka vdekur në moshën 70-vjeçare poeti e prozatori nga Drenasi, Adem Gashi. Për vdekjen e tij kanë lajmëruar familjarët, përcjell albinfo.ch.
Gashi u lind në Nekoc të Drenasit. Ai kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje dhe në Komoran, ndërsa Shkollën Normale dhe studimet për letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët.
“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e martë) në orën 15:00, në fshatin Nekoc\ Drenas”, shkruan djali i tij, Dardan Gashi.
Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, iu dha Adem Gashit.
Ai ka punuar si arsimtar e më pas si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës. Më 1999 u emërua drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.
Nga viti 2002 ka kryer funksione të ndryshme në institucionet shtetërore, sipas fjalorit enciklopedik të Kosovës.
Disa prej veprave të tij poetike janë “Pa ombrellë” 1982, “Duke punuar autoportretin” 1985, “Dorëshkrim i djegur” 2000, “Lulet e vetmuara” 2001, “Lady Mak(th)beth” 2006, “Kthimi i pamundur, Lady” 2013, “Labirinthet e makthit” 2015.
Disa nga veprat e tij janë shpërblyer me çmime kryesore në vend e janë përkthyer në gjuhë të huaja.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë















