Sport
Vëllezërit Xhaka: Donacion 15 mijë € për “Vëllaznimin” e Gjakovës
Granit dhe Taulant Xhaka pas një sezoni të jashtëzakonshëm në skuadrat e tyre por edhe në përfaqësueset e Zvicrës dhe Shqipërisë, së bashku më babain e tyre Ragipin edhe sivjet pushimet verore po i kalojnë në Kosovë.
Ashtu si herëve të tjera, edhe kësaj radhe vëllezërit Xhaka nuk janë ardh duarthatë. Familja Xhaka të hënën do të qëndroj në Gjakovë ku ka planifikuar të ndaj një donacion prej 15 mijë eurosh për klubin e futbollit gjakovar “Vëllaznimi”, njofton “RTK”, përcjell “albinfo.ch”.
Donacioni i familjes Xhaka, vjen në kohën e duhur për klubin nga Gjakova i cili është duke u përballur me vështirësi të ndryshme.
Në donacionin e tyre bëhet e ditur se do të këtë topa dhe pajisje tjera sportive të cilat do të iu shërbejnë klubit për përgatitjet e tyre sa më të mira për sezonin e ri.
Ceremonia e ndarjes së Donacionit do të zhvillohet të hënën me 6 korrik duke filluar nga ora 17 në Gjakovë ku më pas do të jetë edhe një konferencë për media.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













